12.5 C
Tirana

Aktorja shqiptare flet për periudhën më të errët të jetës.

VENDI

Aktorja shqiptare Arjola Demiri ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin Ftesë në 5 në të cilin rrëfeu detaje nga jeta e saj jo vetëm profesionale por edhe personale. Gjatë intervistës aktorja u surprizua edhe nga disa prej njerëzve të saj më të dashur gjyshi dhe një shoqe.

Pas videomesazhit të mikes së saj Arjola tregoi se ka kaluar një periudhë shumë të errët në jetën e saj. Ajo ka rrëfyer se ka pasur një kohë kur nuk e shikonte veten si një njeri me vlerë dhe se familja e shoqëria e kanë ndihmuar ta kalojë situatën e vështirë.

Almona më ka thënë gjithmonë ti vlen çohu në këmbë ti vlen. Ka pasur shumë momente kur mendoja se nuk vleja si nënë mendoja se nuk vleja si grua mendoja se nuk vleja si shoqe por kjo është pjesë e së kaluarës.

Në atë fazën kur unë isha futur në atë depresionin tim të thellë që nuk po gjeja një rrugëdalje nuk po gjeja atë dritën e shpresës. Po kam përshtypjen se me njerëz si Almona Dona dhe familjarët e mi e kam superuar më së miri.

Ata kanë besuar më shumë tek unë se sa kam besuar unë tek vetja. Po flasim për vitet 2003 2015 që kanë qenë vite shumë të vështira psikologjikisht për mua ka treguar aktorja.

- Advertisement -

TE FUNDIT