20.5 C
Tirana

Sokol Balla largohet nga Vizion Plus, ky është televizioni ku do ta shihni në shtator

VENDI

Kur ka kaluar më shumë se një vit në Vizion Plus, Sokol Balla do të zhvendoset në një tjetër televizion. Gazetari i njohur ka vendosur të lëvizë në News 24. Sipas CNA.al, Balla do të jetë drejtor informacioni në News 24 dhe gjithashtu mund të zërë vendin e Ylli Rakipit me emisionin “Të paekspozuarit”.

Balla u zhvendos nga Top Channel në Vizion Plus në vitin 2018 në pozicionin e drejtorit ekzekutiv dhe kishte gjithashtu çdo të hënë, emisionin politik “Real Story”.

Këto ndryshime me siguri do t’i shikoni në shtator kur të fillojë edhe sezoni i ri televiziv.

Burimi: Revista Class

- Advertisement -

TE FUNDIT