12.5 C
Tirana

Si të spjegojmë që islami nuk është Turqia ?

VENDI

Shkruan: Fahri XHARRA

Ne jemi populli më i vuajtur i Europës; neve na ka shpëtuar vetëm një fat i madh të cilit nuk ia di emrin.

Që ta ruajmë kujtesën dhe falënderimin për atë që jemi dhe ekzistojmë edhe sot duhet t’i tregojmë botës se kush ishim dhe kush ishin ata që na katandisen në këtë gjendje.

Fatkeqësia e jonë më e madhe është që jemi një popull me tri fe por edhe kështu si jemi duhet të pajtohemi , të jetojmë dhe të projektojmë ardhmërinë tonë.

Është fatkeqësi e madhe se tek popujt ende të pa civilizuar njerëzit mundohen të tregojnë veten me anën e fesë .

Shikoni grekët, serbët, sllavomaqedonët e kuptojnë dhe e kanë të futur në kokë se nuk mund të jesh ai që je pa qenë i fesë ortodokse, e kanë për veti le të vazhdojnë si të duan . Mua dhe të gjithë neve na brengosë një tentim për formimin e identitetit tonë me anë të fesë . Shumicës shqiptare ortodokse mundohen tia ngulin në kokë se për të qenë ortodoks i mire duhet të jesh grek. Ju që më lexoni e që i takoni kësaj rryme mos më akuzoni ,mblidhni mendjen dhe analizoni si të tanishmen ashtu edhe të kaluarën tonë historike. Por kjo le të mbetet pë pendën e shqiptarëve që i takojnë fesë ortodokse.

Unë dua ti bindi shqiptarët e fesë islame se islami nuk është Turqia . Islami është një fe që edhe ne sot i takojmë, por duhet ditur që edhe turqit e ardhur në Azinë e vogël në shek.11-të ishin po ashtu rishtas të muslimanizuar nga arabët . Ishte koha e pushtimeve në emër të fesë . Po sot?

Neve me Turqinë na lidhë fatkeqësisht një e kaluar e hidhur , ishte koha otomane , ishte koha e turqve osmanlinj. Po sot, duke llogaritur në një Turqi kemaliste atëherë i vendosim marrëdhenjet e shëndosha ndërshtetërore ku secili shtet e respekton identitetin e vet , pa përzierje në zhvillimin e mbrendshëm intelektual . Por punët nuk na dolën ashtu.

Më e madhja për ne shqiptarët është që muslimanët shqiptar t`a kuptojnë që islami nuk është Turqia e që Erdogani nuk është pejgamber. Nëse nisemi nga vet feja islame ju e dini që themi dhe thuhet : Allahu më i madhi dhe pejgameri i tij Muhamedi. Ateherë si të krijohet një pejgamer i rid he Turqia një Mekë e dytë. Kurrsesi, çdo tentim i tillë është kundër parimeve themelore të fesë .Pra Islami nuk është Turqia .

Të kalojmë në anën tjetër: Ortodoksia është Greqia , Islami është Turqia po shqiptarët katolik ku mbeten?. Sikur te nisnin edhe ata të thonë që katolicizmi është për shembull Italia , atëherë çdo të ndodhte me ne.

Ne ku po mbesim ? Mos të harrojmë që flasim shqip disa mijëra vjet para se të shfaqen fetë
Abrahamike ? Jo kurrë , Shqiptar së pari , e pastaj fesë që i takon. Edhe ajo fe , ai besim të jetë vetëm për suazat familjare apo individuale. Si nga ana ortodokse ashtu edhe ajo islame me shqiptarët e kanë me hile.

Përderisa nuk bindemi që islami nuk është Turqia , feja do të jetë barrë e rëndë për një shkollë të mbarë kombëtare .

- Advertisement -

TE FUNDIT