9.5 C
Tirana

Si mundet të mposhtet Edi Rama nga Lulzim Basha? Grida Duma zbulon “çelsin” e duhur

VENDI

Në Çim Peka Live, deputetja e zgjedhur e PD, Grida Dume, u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

 

‘Besoj që ai mundet. Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcëojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

 

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

 

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’

- Advertisement -

TE FUNDIT