10.5 C
Tirana

Shpëton mrekullisht familja amerikane, fëmija shkruan në shishe mesazhin “SOS”

VENDI

Një ngjarje e pazakontë dhe e bukur në të njëjtën kohë ka ndodhur në afërsi të brigjeve të lumit Arrojo në SHBA.

 

Një familje amerikane është shpëtuar mrekullisht pasi u bllokuan në brigjet e lumit. Familja ishte nisur të udhëtonte me varkë drejt ujëvarës së Arrojos, por volumi i madh i ujit i bëri të stepeshin.

 

13 vjeçari Curtis Whiston kishte gjetur në breg një shishe në të cilën kishte shkruar mesazhin “SOS” për të kërkuar ndihmë dhe e kishte hedhur atë në lumë. Mesazhi u gjet nga dy alpinistë të cilët kanë njoftuar menjëherë forcat speciale.

 

Curtis Whiston me prindërit e tij u gjetën nga një helikopter i forcave patrulluese të Kalifornisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT