20.5 C
Tirana

SHKODRA, DJEPI I QYTETËRIMIT PLOT ME MBETURINA

VENDI

Shkodra është një nga qytetet më të vizituar , me një numër rekord turistësh, por qyteti për hir të së vërtetës është shumë i ndotur. Rritja e taksës së pastrimit mendohej se do të “pastronte” më tepër qytetin e Shkodrës. Por, duket se situata vijon të mbetet e njëjtë, në mos më keq

Pastrimi në territorin e Bashkisë Shkodër duket se kryhet një herë në ditë. Pastrimi i qytetit dhe hedhja e plehrave vend e pa vend është shqetësimi mbarëqytetar

Kriza e mbetjeve urbane ka shpërthyer në çdo rrugë të bashkisë së Shkodrës. Koshat e mbeturinave janë plot dhe banorët i frikësohen shpërthimit të mundshëm të një epidemie. Kjo situatë është edhe më e rënduar në lagjet e brendshme,apo edhe në ato periferike sic janë lagjia Tepe, Kiras etj.

Mbetjet hidhen edhe në trotuare, duke i dhënë pamje të shëmtuar qytetit. Vetë Bashkia Shkodër duket e “pafuqishme” për të zgjidhur një problematikë të tillë, që egziston prej kohësh në qytetin tonëAnkesa për menaxhimin e mbetjeve nuk ka vetëm në qytetin e Shkodrës,

por edhe në njësitë e reja administrative që janë bashkangjitur bashkisë pas reformës territoriale.

Por me gjithë resurset e mëdha natyrore, shtrirja gjeografike e kësaj njësie të qeverisjes vendore, përbën një sfidë për grumbullimin e mbetjeve organike dhe të ngurta që gjenerohen në territorin e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT