17.5 C
Tirana

SHKODËR, QYTETARËT TË DASHURUAR ME TARGAT RETRO

VENDI

Edhe kët vit, në morinë e aktiviteteve të cilat u organizuan në Shkodër në kuadër të paradës së makinave Retro, nuk mungoi as panairi i targave souvenir të cilat tërhoqën vëmendjen e shumë qytetarëve.

Shumë prej tyre i vendosin në dhomën e gjumit, të tjerë shkruajnë emrat e fëmijëve dhe i vendosin në makina. Kërkesat e trye janë të shumta.

Një turiste nga Turqia e cila u gjend rastësisht në zonën muzeale nuk humbi rastin të kishte një kujtim të veçantë të targës së personalizuar.

Një nga punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor shpjegon procesin e krijimit të këtyre targave kaq të kërkuara nga qytetarët.

Targat e personalizuara Retro janë kthyer ndër modelet më të preferuara të shumë qytetarëve. Kësaj here ato patën mundësi jo vetëm t’i porosisnin por edhe të njihen nga afër me procesin e krijimit të tyre, që zgjat nga 5 – 10 minuta.

- Advertisement -

TE FUNDIT