16.5 C
Tirana

Shkodër, policia merr masa për festat e fundvitit.

VENDI

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka marrë masa shtesë për festat. Valmir Nikolli Shefi i Qarkullimit Rrugor në Shkodër në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me masat e marra nga policia e qarkullimit.

Kjo për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit. Përvec parandalimit të aksidenteve dhe rregullimii trafikut që është në synimet e rrugores.

kjo e fundit në bashkëpunim edhe me policinë e rendit do të kenë në fokus rritjen e rendit dhe sigurisë publike. Nikolli këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjne kujdes në timon kur janë nën efektin e pijeve alko like.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë në veçanti në sheshe publike.

Qendra tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive.

- Advertisement -

TE FUNDIT