14.5 C
Tirana

Arqipeshkëvi Masafra mesazh të fortë: Largohuni nga…

VENDI

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Masafra urimin e tij për festën e Krishtlindjes e nisi me një mesazh për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit duke thënë se mesazhi i këtij viti kushtëzohet nga ngjarja e tërmetit.

Por asgjë nuk ka aq fuqi sa të vrasë shpresën për të ardhmen. Fenomeni natyror që Shqipëria pësoi mund të jetë një shkundje ku Shqipëria të hapë interest e përbashkëta larg atyre private.

Një mesazh kryesisht për politikën i arqipeshkëvit Massafra por edhe për gjithë shoqërinë. Arqipeshkëvi Masafra ftoi besimtarët që të largohen nga korrupsionin dhe të qëndrojnë larg mendësive mafioze.

Në mesazhin e Krishtlindjes arqipeshkëvi Massafra uroi ditë më të gëzueshme për të sëmurët dhe gjithë shtresat në nevojë por edhe për mbarë besimtarët e krishterë.

A

- Advertisement -

TE FUNDIT