22.5 C
Tirana

SHKODËR, NJË I PLAGOSUR NGA BOMBULA E GAZIT

VENDI

Valvula e sigurisë së impiantit të gazit në një pikë karburanti në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër ka shpërthyer gjatë mbushjes së një bombule gazi.
Si pasojë, ka mbetur i plagosur në fytyrë menaxheri i kësaj pike,
Afrim Rama, i cili në ato momente po kryente mbushjen e një bombule gazi për përdorim shtëpie.
Në momentin e shpërthimit ka rastisur një patrullë policie, e cila ka njoftuar menjëherë zjarrfikësen.
Kjo e fundit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë.
Kjo ngjarje mund të kishte rezultuar fatale për shkak të rrezikshmërisë së lartë që karakterozon gazi, sidomos në zonat e banuara.
Edhe më parë, drejtues të Zjarrfikëses në Shkodër kanë deklaruar se të gjithë pikat e karburantit
në zonat e banuara nuk tregtojnë më gaz, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

- Advertisement -

TE FUNDIT