25.5 C
Tirana

Shkodër, At Nikolla Petani: Është turp kur dëgjon…

VENDI

Besimtarët e krishterë katolik dhe ortodoks u mblodhën në kishën ortodokse në Shkodër duke zhvilluar lutjen e përbashkët që synon bashkimin e të krishterëve dhe kjo lutje bëhet në të gjithë botën.

Famullitari i kishës ortodoksë në Shkodër At Nikolla Petani tha se është turp kur dëgjon të rinjtë që thonë se nuk është e kohës të thuash se jam i krishterë duke dhënë kështu disa mesazhe të forta për mosangazhimin në kishë të besimtarëve.

Dembelizmi fetar apo indiferentizmi po e shkatërrojnë kristianizmin jo vetëm në Shkodër por në mbarë botën deklaroi At Nikolla Petani.

Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra tha se mesha e shenjtë është sakramenti më i çmueshëm për të krishterët ndërsa dha edhe një mesazh për paqen.

Kjo lutje e përbashkët e besimtarëve të krishterë në Shkodër ashtu si në të gjithë botën zhvillohet edhe në Shkodër ndërsa shërben për të qenë më afër njëri tjetrit në qëllimin e përbashkët dhe misionin që ka feja e besimi tek njerëzit.

- Advertisement -

TE FUNDIT