19.5 C
Tirana

Kush ishte ‘karremi’ që dorëzoi Noel Dishën, vrasësin e Vilson Tafçiut.

VENDI

Gjithçka nisi në orët e vona të 20 janarit kur efektivët zbarkuan në shtëpinë ku rezultonte banor familja e Dishit në Sukth.

Por asnjë prej tyre nuk u gjet aty pasi pas dëmeve nga tërmeti banesa e tyre ishte dëmtuar dhe familja e autorit të kr imit të rëndë ishte shpërngulur në Durrës në një pallat nëntë katësh.

Pas këtyre informacioneve grupi i policisë ka mbërritur në apartament ku është përballur me të atin e Dishit.

Ai është marrë një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë dhe është mbajtur aty për të shërbyer si karremi që do të vinte në pranga të birin.

Orët kalonin dhe shpresat se 29 vjeçari do të binte në kontakt me familjen nuk ishin shuar deri pak minuta më parë kur telefoni i babait të Dishit filloi të binte.

Ishte pikërisht autori. Në një skemë të përgatitur babai i Dishit me ane te negociatave ka bërë që djali i tij të përfundojë pas hekurave në mënyrë që të kryejë dënimin.

- Advertisement -

TE FUNDIT