10.5 C
Tirana

Sherr në lokal, plagoset i riu.

VENDI

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri të ndodhur në një lokal të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku i plagosuri është paraqitur në spitalin Rajonal me plagë të rëndë në kokë.

Sipas dëshmisë që ka dhënë, ai është konfliktuar me persona të tjerë në një lokal ne qytetin e Korçës.

Megjithatë ajo që ai ka qënë para efektivëve është e paqartë pasi ka qënë në efektin e pijeve alk oolike.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të sherrit dhe kapjen e autorëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT