18.5 C
Tirana

Këngëtari reagon ashpër ndaj Nanos: Ske faj se je i zënë duke u lëpirë tek partia…

VENDI

Gazetari Mustafa Nano në monologun e tij në emisionin Provokacia hodhi grepin kundër Rovena Dilos dhe bashkëpunëtorëve të saj në këngën e fundit Hitman dhe Rolla. Sipas gazetarit kënga e tyre kishte një tekst mizerabël dhe nuk duhet të ishte pjesë e festivalit Kënga Magjike.

Rovena Dilo duhet të dijë që muzikën shqiptare janë duke e dëmtuar edhe disa këngë të tjera jo nëpërmjet vijës së tyre melodike por nepërmjet teksteve të këtyre këngëve dhe Rovena Dilo ndonëse shumë kush ka pritur të bëjë diferencën në kompeticionin e Këngës Magjike në këtë drejtim ajo nuk e ka bërë këtë diferencë, u shpreh ndër të tjera Nano.

Por ky koment duket se nuk u ka përlqyer këngëtarëve dhe i janë përgjigjur analistit dhe drejtuesit të Provokacias. Në një reagim Hitman shkruan se Nano nuk ke di se çfarë në muzikën botërore. Më tej ai shton se Nano nuk ka faj pasi sipas tij lëpihet lart e poshtë për partinë mëmë që i hedh ndonjë kockë.

Mustafa Nano na paska bër një analizë mbi këngën Cinderella. Ky Mustafai po na flet për tekste këngësh kur nuk e ke as idenë më të vogel ca ndodh me muzikën botërore. Ske faj Mustafa se gjith kohen je i zën duke lepir sa lart posht PARTINË MËMË që të hedhin ndonjë kockë.

Mustafa, muzika ka ndryshuar nuk është ajo që degjoje në kohen e xhaxhit. Mustafa është muzik clubi kjo e Cinderella është muzik per rinine, nuk është muzik qebaptoresh që frekuenton ti.

Nuk është një pacavure si ai emisioni jot që sot e mora vesh qe ekzistonte. Show Mani i dështuar po na flet për Shqipërinë e vlerat shqiptare ama në të vërtetë emisioni ku ai na bëri analizen titullohet PROVOKACIA.

Ja ky i bën Rovena Dilos dhe Hit Man dhe Rolla analize. Mustaf je dështak në cdo lloj aspekti, në cdo fushë që je angazhu ti ke deshtu askush nuk ka respekt për ty o i mjer. Ti do na bësh analizen ne, shkruan Hitman.

- Advertisement -

TE FUNDIT