16.5 C
Tirana

Shenjat paralajmëruese të problemeve me zemrën, flet mjeku kardiolog.

VENDI

Sëmundje kardiovaskulare quhen sëmundjet që prekin zemrën dhe enët e gjakut. Sëmundjet kardiovaskulare mund të parandalohen duke pasur në menaxhim faktorët e rrezikut që i stimulojnë ato. Disa nga faktorët e rrezikut janë sëmundje si diabeti yndyra në gjak duhanpirja mënyra e të ushqyerit aktiviteti fizik stresi etj.

Kush është i shëndetshëm duhet të tregojë shumë kujdes për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Për këtë është e rëndësishme kryerja e analizave në mënyrë periodike. Tensioni duhet matur minimalisht një herë në vit që rreth moshës 20 vjeç. Por cilat janë shenjat paralajmëruese që tregojnë se zemra nuk funksionon si duhet. Kardiologu Elton Qeli liston disa prej tyre.

Sëmundjet kardiovaskulare mund të manifestohen në format nga më të ndryshme klinike. Disa nga ankesat më të rëndësishme dhe më të shpeshta që paraqesin pacientët kardiovaskularë mund të jetë dhimbje gjoksi e cila ka një karakter tipit shtrëngues djegës dhe ka një përhapje karakteristike në kraharor në nofull në qafë në shpatull në pjesën e majtë të krahut.

Mund të shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje me djersë me lodhje në rastet kur kanë edhe disfunksion ose insufiçencë kardiake marrje mendsh gjendje të fikëti pra ka një spektër të gjerë të paraqitjes simptomatike të pacientëve që kanë këto probleme. Por nga ndryshon shtrëngimi muskular me atë që paralajmëron probleme me zemrën dhe a ndodh shpesh që njerëzit ti ngatërrojnë shenjat?

Është diçka shumë e shpeshtë në praktikën tonë të përditshme. Ka shumë pacientë që me të drejtë shqetësohen kur ndjejnë një dhimbje gjoksi, edhe pse ajo mund të jetë me karakter të tipit shpues jo tipik le të themi që zgjat pak sekonda pra që kalon vetë që mund të jetë e ndikueshme nga prekja e zonës së kraharorit në atë pjesë.

Zakonisht këto janë dhimbje që nuk kanë domethënie kardiovaskulare. Zakonisht janë të tipit neuromuskularë të pjesës së jashtme të kafazit të kraharorit. Gjithsesi nëse janë dhimbje që zgjasin në kohë që përsëriten që shoqërohen dhe me vështirësi në frymëmarrje djersë etj atëherë patjetër që duhet bërë kontrolli te mjeku.

- Advertisement -

TE FUNDIT