8.5 C
Tirana

Senatorja harron kamerën ndezur, del lákuriq para kolegëve në mbledhje

VENDI

Një senatore meksikane u kap në një konferencë live të qeverisë përmes platformës Zoom, teksa shfaqej toples para kamerave. Senatorja 66-vjeçare Martha Lucia Micher, ka kërkuar falje menjëherë pas kësaj gafe të tùrpshme, ku duket se nuk ishte në dijeni të faktit se kamera kishte qenë e ndezur.

Mbledhja mes senatorëve kishte si qëllim që të diskutonte ndikimin e pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që fotografitë e senatores po bëjnë tashmë xhiron e rrjetit.

“Unë jam Malu Micher dhe nuk kam tùrp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim rastësisht, sepse është pikërisht nocioni që një grua është “vetëm trupi i saj ” që ka lejuar dhe nxitur objektifikimin e grave kundër të cilave unë gjithmonë kam luftuar ”.

“Unë jam një grua e moshës 66 vjeçare që kam ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe përgjegjës dhe ndjehem krenar për trupin tim që i kam ushqyer ata. Unë jam një grua që kam luftuar për të majtën për gati 40 vjet dhe që kam zënë role të ndryshme publike në angazhimin tim të zjarrtë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, unë jam një grua që nuk ka tùrp për trupin e saj, unë e dua atë dhe kujdesem për të”, është shprehur senatorja, me të cilën janë solidarizuar shumë kolegë.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT