9.5 C
Tirana

Selami Jenishehri “sfidon” Metën: Nëse më ofrojnë postin e presidentit, e pranoj direkt. Gjuzi i tërhequr

VENDI

Jo vetëm që votoi shkarkimin e presidentit për të drejtat e nipërve dhe mbesave pensionistë, por deputeti Selami Jenishehri shkon deri aty sa thotë se do ta pranonte postin e tij nëse do ia ofronin. I ftuar në MCN, Jenishehri tha një natë më parë se do të ndërmerrte disa reforma.

“Unë do ta pranoja. Nëse më bëhet kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë.

Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj”, u shpreh ai.

Ndryshe mendon Kujtim Gjuzi i cili thotë se nuk është ende gati për këtë post, për arsye që i shpjegon si objektive familjare.

“Unë Metën e kam dërguar në gjykatën Kushtetuese e unë njoh shtetin e së drejtës. Meta nuk ka ikur akoma sepse duhet vota parlamentare për të shkuar në Kushtetuese.

Unë e kam thënë vetë se për arsye objektive familjare nuk e meritoj postin e presidentit. Më këtë unë e mbyll. Ne jemi njerëz të oborrit, por njeri i oborrit më shumë se Rama nuk ka”, u shpreh Gjuzi një natë më parë në PolitikOn.

- Advertisement -

TE FUNDIT