10.5 C
Tirana

Turqi-Itali ndez Euro 2020 Njësoj si para 21 vitesh, të kaltrit të pathyeshëm

VENDI

Sot është dita e Euro 2020, kompeticion që të gjithë po e presin prej kohësh. Italia dhe Turqia janë dy skuadrat e para që do të zbresin në fushë. Dy kombëtaret janë pjesë e grupit A, aty ku bëjnë pjesë edhe Zvicra e Uellsi.

Sfida e programuar të fillojë nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme do të zhvillohet në “Olimpico” të Romës. Ekipi i Roberto Mancinit niset favorit, edhe për faktin që luan në shtëpi (rreth 15 mijë tifozë do të ketë në stadium), por edhe djemtë e Senol Gunes janë të fortë.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy skuadra zhvillojnë ndeshjen hapëse të një Europiani. Ndodhte edhe 21 vite më parë në Euro 2000, me Italinë që thyente turqit 2-1 në duelin e luajtur në Arnhem. Antonio Conte (eurogol) dhe Pippo Inzaghi bënin të pavlefshëm rrjetën e Okan Buruk.

Dhjetë herë janë përballur këto dy kombëtare mes tyre. Të kaltrit dominojnë me 7 fitore dhe 3 barazime. Sfida e fundit u luajt në 2006 dhe ishte miqësore. Takimi i zhvilluar në Bergamos përfundoi 1-1. Antonio Di Natale shënoi për Italinë, ndërsa Turqia evitoi humbjen falë një autogoli të Marco Materazzi.

Italia e ka fituar Europianin në vitin 1968, për herë të parë dhe të fundit. Objektivi i madh i është fitimi i trofeut, teksa trajneri Mancini pritet të zgjedhë këta lojtarë në formacionin titullar.

Në portë Gigio Donnarumma, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Florenzi djathtas, Bonucci dhe Chiellini në qendër, dhe Spinazzola majtas. Jorginho, Barella dhe Locatelli në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit do formohet nga Berardi, Insigne dhe Immobile. /abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT