18.5 C
Tirana

Rritet numri i të infektuarve me COVID 19 në Shqipëri.

VENDI

Shkon në 38 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico bëri të ditur në një komunikim publik se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara.

Nga personat që kanë rezultuar pozitiv 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv 2 prej tyre janë në terapi intensive një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61 vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor ka vazhduar pa u ndalur puna në terren për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid 19.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizohemi sa më shumë të jetë e mundur tha Fico.

- Advertisement -

TE FUNDIT