9.5 C
Tirana

Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Brendshme, pesë persona në bord

VENDI

Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme është rrëzuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç mësohet nga informacionet e para, ka vetëm një person me lëndime të lehta, por në bordin e helikopterit ishin pesë veta.

Zëvendësja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ka konfirmuar rastin dhe tha se nuk ka viktima, as të lënduar rëndë.

Helikopteri po furnizohej me derivate kur në një moment është rrokullisur. Po ashtu, mësohet se shkaqet e këtij aksidenti janë erërat e forta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet hetimore dhe zjarrfikësit, duke vënë nën kontroll situatën.

- Advertisement -

TE FUNDIT