20.5 C
Tirana

Ky dokumentar me të pathënat e Princeshë Diana-s, s’ka për t’i pëlqyer aspak familjes mbretërore

VENDI

Sikur të mos mjaftonin gjithë dramat që po ndodhin në familjen mbretërore (largimi i Meghan-it dhe Harry-t, padia e tyre ndaj tabloidëve, anulimi për të disatën herë i dasmës së Princeshës Beatrice, prekja e Princit Charles nga koronavirusi, izolimi i familjes larg njëri-tjetrit etj.), duket se një tjetër dramë është rrugës. Bëhet fjalë për një dokumentar për Princeshë Diana-n, ku mes shumë gjërave thuhet edhe që princesha ka tentuar të vrasë veten.

Sipas The Sun, dokumentari me disa seri, që quhet “Being Me: Diana”, do të tregojë për betejat me shëndetin mendor, çrregullimet e të ngrënit, për martesën e palumtur me Charles dhe për fëmijërinë e dhimbshme. Seriali që do të transmetohet në Netflix do të shfaqë edhe fjalime të padëgjuara të Princeshë Diana-s, që i përkasin viteve 1990-92. Gjithashtu do të ketë intervista me njerëzit e saj të afërt dhe do të fokusohet në problemet e saj pak para se të ndahej zyrtarisht nga Charles-i.

Sipas burimit, ky dokumentar s’ka për t’i pëlqyer aspak familjes mbretërore:

“Mbretërorët, ashtu si familja Spencer do të refuzojnë të marrin pjesë. William dhe Harry do të mërziten shumë. Është edhe më e vështirë për Harry-n, pasi ai po punon me Netflix. Nuk është një kohë e përshtatshme për diçka të tillë, pasi mbretërorët janë ende të prekur nga largimi i Harry-t dhe Meghan-it.”

Mbetet për t’u parë si do të reagojë familja mbretërore ndaj këtij dokumentari, apo nëse do të reagojë.

- Advertisement -

TE FUNDIT