Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël, mbi një lagje të populluar në qytetin Goma, në Republikën Demokratike të Kongos.
Avioni u përplas vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga qyteti Beni, thanë autoritetet. Kompania tha se avioni i tipit Dornier kishte 16 pasagjerë në bord dhe dy anëtarë të ekuipazhit, shkruan Rel.
Në mesin e vik timave janë edhe personat që kanë qenë në tokë, në momentin e rrëzimit të avionit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident.