20.5 C
Tirana

Rrëfimi i dhimbshëm i gruas: Më kërkuan të divorcohesha, vajzën 2 muajshe ma sëmuri burri.

VENDI

Një histori e dhimbshme është bërë sot pjesë e emisionit Me Zemër të Hapur ku një nënë e re është në ankth për të ardhmen e dy vajzave të saj të mitura. Gjithçka nisi kur familja Uka do të emigronte në drejtim të Francës për të kërkuar azil.

Matilda Uka nëna e dy vajzave njëra 1 vjeçe dhe tjetra 5 vjeçe, në një lidhje me skype nga Franca tregoi historinë e saj të jetës, ndërsa pohoi se ishte martuar me shkuesi në moshën 17 vjeçare me një burrë që vuante nga epilepsia.

Ajo këtë gjë e merr vesh më vonë dhe kjo do të shkaktojë probleme me ardhjen në jetë të fëmijëve. Matilda tregon se burri ndonjëherë nuk i kontrollonte dot veprimet. Dhe një ditë teksa vajza e vogël dy muajshe po qante, babai e shkund deri sa e vogla sëmurët.

Më tej Matilda tha se pas kontrolleve të shumta, mjekët i thanë se vajza ka hemorragji në kokë. Në këtë situatë, Matilda tregon se nga një veprim i pakontrolluar nga babai ka sjellë këtë gjendje të vajzës, ndërsa mjekët kanë sinjalizuar autoritetet.

Ramë dakord që të fejoheshim, por unë nuk e dija që Armando ishte bërë operacion, më gënjyen se skishte më asgjë. Kur jemi larguar kemi jetuar bashkë. Pas 2 muajsh unë isha shtatzënë. Ai ka patur krizën e parë të epilepsisë nuk kuptoja asgjë, ra nga krevati.

Mjekët në Turqi nuk po kuptonin asgjë. Martesa shkonte mirë, kur u kthyem në Shqipëri u martuam bëm celebrim sepse unë për shkak të moshës në fillim se bëja dot. Kur erdhëm në Francë na çuan në spital dhe i dhanë ilaçe, sepse në fillim kishte kriza 2 herë në javë.

Pastaj gjendja e tij u stabilizua. Kur solla në jetë vajzën e dytë, pas dy muajsh na erdhi letra që duhet të ktheheshim në Shqipëri. I them Armandos merr vajzën e vogël që unë të përcjell vajzën e madhe për në shkollë. E mori vajzën e vogël dhe e tundi shumë fort.

Që nga ai moment filluam debatet. Të nesërmen vajza pësoi krizën e parë epileptike, e çuam në spital sepse vajza u bë keq. Kam folur me pediatrin për situatën e vajzës, por nuk e kam denoncuar unë. Mjekët atë ditë e lanë me aq, por më pas pati vajza sërish probleme.

Ka qënë shefja e Pediatrisë, e cila më ka thënë që nam e detyruar ta denoncoj burrin tënd. Ndërsa mua kur më kanë pyetur dhe u kam thënë që ai nuk është i dhunshëm, atë ditë se ka bërë qëllimisht, rrëfeu Matilda.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj u arrestua, ndërsa tashmë çifti po divorcohet, ndërkohë që gjykata pritet të japë vendimin. Mes lotësh Matilda tregoi se si shteti i kishte marrë dy vajzat, si dhe kërkesa nga autoritetet franceze që ajo të divorcohej nga burri.

Shteti më pas më mori 2 vajzat dhe ishte situatë tepër e rëndë. Më pas u ballafaquam me burrin. Të gjithë më thoshin që ai burrë nuk është i përgjegjshëm për ato që bënë, bëj divorcin me të. Përpara gjyqit Armando më kërcënoi më thoshte se pasi të dilte nga burgu do më vriste.

Armando nuk e pranon gabimin e asaj dite. Thotë se vajza ka lindur e sëmurë si ai. Unë për vjehrrin dhe vjehrrën kam shumë respekt, do mbeten përherë gjyshërit e fëmijëve të mi dhe sdo ti ndajë kurrë, tha më tej Matilda.

Ndërkohë në studion e emisionit ishte dhe vjehrri i saj Fikriu, i cili pohoi se gjithçka qe kishte thënë Matilda ishte e vërtetë. Ai tha se Matilda duhet të vazhdojë betejën për të mbajtur vajzat e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT