23.5 C
Tirana

Roja humb jetën pasi ra nga kati i dytë, reagon policia.

VENDI

Burime nga policia thonë se subjekti i ndërtimit nuk i kishte krijuar rojes kushtet që ai të ushtronte detyrën e tij.

Gazetari Artur Korriku raporton se sipas policisë gropa e ashensorit nuk ishte e kufizuar me elementë që sigurojnë jetën e punëtorëve dhe rojes gjithashtu dhe nuk kishte tabela ku të sinjalizuese.

Në këto kushte roja ndodhej në katin e dytë kur ra tërmeti dhe duket ka menduar të sigurohet pranë gropës së ashensorit por fatkeqësisht ka rënë brenda duke humbur jetën menjëherë.

Në këto kushte policia ka vendosur arrestimin e administratorit të subjektit si dhe të inxhinerit zbatues me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurimit në punë.

- Advertisement -

TE FUNDIT