22.5 C
Tirana

Këshilla të vlefshme si të mbroni veten nga koronavirusi.

VENDI

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot për koronavisurin që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Në një reagim ministria tregon dhe disa këshilla se si mund të mbrohemi nga virusi vdekje prurës.

Ky virus tashmë është vërtetuar që transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe duhet shmangur kontakti me ata që kanë kollë dhe temperaturë.

Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu dhe shkakton simptoma tipike respiratore.

Disa këshilla se si të mbroni veten. Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues.

Kur kolliteni apo teshtini mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.

Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë. Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit shkruhet në njoftim.

- Advertisement -

TE FUNDIT