17.5 C
Tirana

Recetë si të gatuani biskotat tradicionale për Krishtlindje.

VENDI

Krishtlindjet erdhën dhe recetat që gatuhen për këtë festë janë të shumëllojshme. Biskotat e Krishtlindjeve janë një nga traditat më të hershme të cilat janë të formave shijeve dhe ngjyrave të ndryshme.

Përbërësit 250 mg miell 1 filxhan çaji sheqer 1 filxhan gjalp ose vaj ulliri gjysem filxhan qumësht 1 lugë vanilje 1 vezë cerek lugë çaji kripë ëmbëlsues me ngjyra të ndryshme kokrriza karamelesh.

Në një enë të thellë hidhni fillimisht gjalpin e shrirë dhe sheqerin. Me anë të mikserit përziejni mirë të dy përbërësit. Më pas shtoni miellin pluhurin e pjekjes vezën qumështin vaniljen kripën.

Përziejni me mikser me shpejtësi të ngadaltë derisa të formohet një masë brumi e hollë homogjene dhe elastike. Merrni forma të ndryshme ylli peme njeriu dhe formoni biskotat me brumë.

Sipër biskotave hidhni ëmbëlsues me ngjyra të ndryshme copëza karamelesh arrash. Lyeni tepsinë me pak gjalp ose vaj ulliri dhe ngroheni sobën në temperaturën 180 gradë. Piqini biskotat për 30 minuta derisa ato të kenë marrë ngjyrë të artë.

- Advertisement -

TE FUNDIT