25.5 C
Tirana

Rasti i çuditshëm, gruaja vdes dy herë brenda pak orësh

VENDI

Një grua 45 vjeçare është bërë edhe rasti i parë që deklarohet e vdekur dy herë nga dy spitale të ndryshme. Rasti i radhë vjen nga India, me gruan që shpallet e vdekur pas një rasti vërtetë të çuditshëm.

Gruaja besohet se vuante nga një sëmundje e rëndë e quajtur si “Efekti Lazarus”.
Sëmundja ndikonte direkt në rrugët e frymëmarrjes së gruas dhe në një moment u shtrua në spitalin Multispeciality Qeveritar 16 në Chandigarh, ku u certifikua më pas si e vdekur.

Familja e saj e pikëlluar raportohet se ka pritur në spital për rreth tre orë derisa një ambulancë u gjend e lirë për të tranportuar trupin e saj në drejtim të shtëpisë së tyre, në mënyrë që të përgatisnin ceremoninë mortore.

Sidoqoftë, gjatë rrugës për në shtëpinë e familjes, të afërmit e saj tashmë të shqetësuar panë që eshtrat e gruas po copëtoheshin dhe ata nxituan ta dërgonin në një spital tjetër.

Pas dy orëve në kontroll intensiv në përpjekje për ta ringjallur, gruaja u shpall zyrtarisht e vdekur për herë të dytë në Urgjencën e Kolegjit Mjekësor Qeveritar dhe Spitalit, Chandigarh.

“Në aspektin mjekësor, kjo quhet “Fenomene Llazari” dhe në të gjithë botën vetëm 38 raste të tilla janë raportuar deri më tani,” tha Dr. Dasari Harish, shefi i departamentit të mjekësisë ligjore të spitalit.

Harish shton se janë disa ilaçe shpëtuese të cilat pacientët i përdorin në situata krize, të cilat mund të kenë efekte të qëndrueshme dhe me të vërtetë mund të ringjallin pacientët përkohësisht pasi të jenë shpallur të vdekur.

- Advertisement -

TE FUNDIT