22.5 C
Tirana

Produkte ushqimore në kundërshti me ligjin, bllokohet punishtja në Shkodër

VENDI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër zbuluan një aktivitet të kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin G. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, pronar i firmës.

Sipas policisë, 61 vjeçari në firmën e tij që ndodhej në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, prodhonte produkte ushqimore në kundërshti me ligjin dhe pse e kishte të ndaluar prodhimin e artikujve.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale.

61 vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

- Advertisement -

TE FUNDIT