18.5 C
Tirana

“Raste me koronavirus ka pasur që në janar”/ Spaho: U munduan të na e shisnin si të parëndësishme

VENDI

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho e cilëson fakt mos kapjen në kohë të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, pavarësisht paralajmërimeve.

Ai tregon papërgjegjshmërinë e qeverisë, të cilës iu tha që në shkurt të merrte masa, por që deklaronte se është thjeshtë një grip i thjeshtë.

Sipas tij, sot ka të dhëna zyrtare që tregojnë se organet shtetërore kanë pikasur raste me koronavirusi që në 28 shkurt. Duke iu referuar përfaqësuesve të komitetit të emergjencës, demokrati pretendon se rastet e para kanë qenë në janar.

“Ka edhe përfaqësues që janë në komitetin emergjencës që thonë se edhe në janar ka pasur raste. Biles mjekë në QSUT shprehen se në periudhën dhjetor-janar ka pasur raste atipike me bronko pneumoni. Shteti ynë u kap i papërgatitur nga ana shëndetësore dhe ekonomike në lidhje më këtë pandemi. Të gjitha maskat që ishin në dispozicion dolën të skaduara. U munduan që ta shisnin këtë si diçka të parëndësishme. Nuk kishte kite të mjaftueshme dhe nuk kishte mjete mbrojtëse për personelin mjekësor. Fakti që epidemia menaxhohet vetëm nga spitali Infektiv në Tiranë, tregon që kemi qenë të papërgatitur për të bërë të mundur shtrirjen e të infektuarve edhe në zonën e Veriut e Jugut. Po kështu pajisjet për respiratorë janë mjaft të pakët. Fondet për Shëndetësinë u alokuan me shumë vonesë, vonesa erdhi pasi u kryen tenderat për kitet dhe respiratorët me shumë shpejtësi”, nënvizoi në një lidhje me Rtv Ora Spaho./ CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT