11.5 C
Tirana

“Në Shqipëri të dhënat e ditës së djeshme provojnë se po vazhdojnë prirjet pozitive për daljen nga pandemia”

VENDI

Europa ka hyrë në fazën dalëse prej pikut: vazhdon tendenca e uljes së numrit të të sëmurëve rishtas në Europë e në shkallë botërore

Spanja dhe Italia për herë të parë shenjojnë ulje të numrit të të sëmurëve faktikë

Në ulje numri i humbjeve njerëzore në Europë

Tregues në përmirësim në Ballkan: nga sheshimi i kurbës drejt rënies së pandemisë në thellim të uljes

Në Shqipëri vazhdojnë prirjet pozitive për daljen nga pandemia, pavarësisht ndikimit për keq të ndonje së vatre te re

(Pandemia në Shqipëri, në Europë dhe në Botë: përhapja dhe kontrolli i saj gjatë 24 orëve të fundme sipas E-Group-it ndërdisiplinar “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave)

1. Indeksi i rritjes ditore të numrit të të sëmurëve të rinj rezultoi me tendence uljeje edhe gjatë ditës së djeshme si në shkallë botërore, ashtu dhe në Europë, duke u dëshmuar gjegjësisht 3 për qind dhe 2 për qind, çka tregon qartë se kontinenti ynë është futur në fazën e daljes nga piku.

2. Edhe humbjet në jetë njerëzore kanë shenjuar ulje. Dje pati rreth 5 mijë veta të ndarë nga jeta në total, 2-3 mijë me pak se ditë më parë. Në Europë humbjet qenë rreth 2.600, me një ulje prej një mijë, krahasuar me ditët e mëparshme.

3. Spanja dhe Italia për herë të parë patën dje ulje të numrit të të sëmurëve faktikë. Kjo sepse vazhdoi ulja në përqindje e rritjes ditore të të sëmurëve në tërë vendet kryesore europiane, si dhe prej tendencës pozitive në numrin e të shëruarve. Në Spanjë, Itali, Gjermani, Francë, Austri, Zvicër, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë numri i të sëmurëve të rinj u shtua me më pak se 1.6 për qind. Në Belgjikë, Hollandë, Portugali, Poloni, Rumani, Çeki, Hungari, Slloveni ky tregues ishte nën 3.5 për qind.

4. Edhe në rajonin tonë u regjistruan tregues të përmirësuar. Përveç Serbisë, që pati një shtim të të sëmurëve ditorë me 4.9 për qind dhe Bullgarisë me 3.9 për qind, tërë vendet e tjera (Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni Veriore dhe Greqi) patën rritje minimale. Kështu, Kroacia forcon daljen nga pandemia dhe Mali i Zi gjithashtu. Në Bosnje e Hercegovinë dhe në Maqedoninë Veriore për herë të parë ulet numri i të sëmurëve faktikë, ndërsa Greqia dhe Sllovenia sheshojnë kurbën, për të filluar zbritjen.

5. Në Shqipëri të dhënat e ditës së djeshme provojnë se po vazhdojnë prirjet pozitive për daljen nga pandemia, referuar treguesve në qendrat kryesore, si dhe numrit të të shëruarve në ditë. Këto të dhëna kanë ndonjë luhatje herë pas here për shkak të shfaqjes së disa vatrave të reja, si Kurbini dhe Kruja këto ditët e fundit. Në qytetet e mëdha numri i të shëruarve konfirmohet në shkallë të lartë: sot ai ishte 62.5 për qind në Tiranë, 94.7 për qind në Korçë, mbi 80 për qind në Durrës, Lezhë, Elbasan e Vlorë dhe 56.6 për qind në shkallë vendi. Kjo tregon që ecuria e treguesve të përgjithshëm të pandemisë është sipas pritshmërive. Treguesi më pozitiv është që përqindja e humbjeve në jetë njerëzore ka zbritur në 4.28 për qind, nga 5.7 për qind relatuar dy javë më parë. Frenimi i vatrës së Krujës dhe Kurbinit do të përforcojë efektet pozitive të prirjes së përgjithshme në kontrollin dhe përballimin e pandemisë.

www.akad.gov.al

- Advertisement -

TE FUNDIT