23.5 C
Tirana

Qytetari tregon ngjarjen tronditëse: Gjithë natën dëgjuam zhurma…

VENDI

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë natës që lamë pas në një familje në kryeqytet. Ai që tregon ngjarjen është fqinji i familjes.

Sipas personit i cili ka preferuar të ngelë anonim një foshnjë ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë qytetari tregon se gjatë gjtihë natës kanë dëgjuar ulërima dhe të bërtitura të disa grave.

Fillimisht nuk e kanë kuptuar për çfarë bëhet fjalë deri sa ka zbardur mëngjesi.

Ai shton se afër agimit ka dëgjuar zërin e gjyshes duke ulërit. Gruaja dëgjohet të ketë qenë duke vajtur nipin teksa ulëriste o bir i nënës svet.

Sipas qytetarit. kjo është vdekja e tretë e një foshnjeje brenda shumë pak ditësh në vendin tonë ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjes së fundit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Teki Selenica në Tiranë ndërsa deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e autoriteteve.

Mëngjesin e sotshëm jemi zgjuar nga ulërimat dhe të qarat e një zonje. Një tjetër foshnjë 3 muajshe ndërroi jetë. Çfarë po ndodh kështu?

Foshnja e tretë që po dëgjojmë. Qeveria realisht duhet të marrë masa mos të ndodhin më. Foshnja ka vdekur në Tiranë në rrugën Teki Selenica.

Gjithë natën kemi dëgjuar zhurma po nuk e kemi kuptuar. Në mëngjes gjyshja po thoshte Bir i nënës vet. Kur kemi shkuar mësuam se ishte vetëm 3 muajsh ka thene qytetari.

- Advertisement -

TE FUNDIT