19.5 C
Tirana

Qeveria vendos takse mbi përdorimin e Whatsapp, qytetarët “djegin” vendin

VENDI

Ka mjaftuar pak, fare pak që libanezet të dalin në rrugë e ti vënë zjarrin vendit duke kërkuar largimin e qeverisë së tyre.

Një takes e cilësuar “absurd” ajo mbi 

Një takes e cilësuar “absurd” ajo mbi aplikacionin Whatsapp I ka dhënë jete një numri të madh protestash të dhunshme në kryeqytetin Beirut dhe mjaft qytete të tjera. Partitë opozitare kanë dalë në rrugë krah qytetareve duke kërkuar largimin e qeverisë të cilën e konsiderojne të korruptuar.

Qytetaret shprehen se jetesa në Liban është bërë shumë e shtrenjte pikërisht për shkak të rritjes dhe shtimit të taksave ndërsa rrogat kanë mbetur të uleta.

Ata të cilët dolën të parët në rrugë sapo qeveria njoftoi aplikimin e një takse për të gjithë ata që përdorin aplikacionin Whatsapp në telefonin e tyre ishin, banorët e periferisë së Beirutit të cilët janë më të varferit e kryeqytetit.

Në pankartat e tyre antiqeveritare vihej re e njëjta kërkesë si ajo e protestave arabe ne 2010-2011 “Popolli kërkon largimin e regjimit”.
Përplasjet me policinë kanë qënë të forta ndërsa zjarret janë ndezur gjithandej duke djegur prona publike por edhe biznese.


Kryeministri Saad Hariri doli në TV dhe kërkoi 3 ditë kohë për të të marrë një vendim, por as kjo gjë nuk I qetësoi protestuesit.

- Advertisement -

TE FUNDIT