18.5 C
Tirana

QARKULLONTE ME ARMË ZJARRI, ARRESTOHET 23 VJEÇARI

VENDI

Shkodër
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet nga Policia.
Në kuadër të masave të marra për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
D.J. ,  23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Rrenc gjatë kontrollit personal, iu gjet një armë pa leje pistoletë, tip “BBLOW MINI 8”, me krehër me një fishek ,
si dhe një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 278/3, 283/1 i Kodit Penal .

- Advertisement -

TE FUNDIT