23.5 C
Tirana

Prodhonin ushqime kundra ligjit, 3 shkodranë në pranga dhe një tjetër në kërkim

VENDI

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një të katërt, pasi akuzohen se prodhonin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Më datë 28.03.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko-Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të
AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Gëzim Bala, 60 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,
Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,
Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 nga ana e policisë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish-Fermentimi,
në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat
penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.

- Advertisement -

TE FUNDIT