14.5 C
Tirana

Publikohet videoja/ Çfarë i tha Berisha truprojës së Azem Hajdarit në spital pas vrasjes së bujshme?

VENDI

Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha pati një përplasje debati live ditën e djeshme me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Ata kaluan në komente personale ndërsa Hoxa i kujtoi Berishën heqjen qafe të Azem Hajdarit, atentat ende i pazbardhur.
Përplasjet virtuale mes tyre kanë vazhduar edhe ditën e sotme dhe me sa duket gazetari ka vendosur të shpalosë mediatikisht të gjitha materialet që disponon.
Berisha më herët publikoi materiale nga qytetari dixhital ku thuhej Artan Hoxha kishte lidhje me krerët e bandave.


Ai ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”:
Kush eshte hjeksi i Azem Hajdarit?!!!! Kush e zhduku kaseten me deshmine e te vetmit te mbijetuar ne atentatin e 12 shtatorit 1998….
13 shtator 1998, ne spitalin ushtarak
Sali Berisha duke rregjistruar me diktofon deshmine e Zenel Nezes, truprojes se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit te 12 shtatorit 1998, ku mbeten te vrare Azem Hajdari dhe truproja tjeter i tij,
Besim Cera. Zenel Neza, menjehere pasi eshte intervistuar nga Berisha, nuk pranoj te deshmoje per prokurorine dhe u largua jashte shtetit duke mos u paraqitur kurre per procesin Hajdari.
Ai perfitoi statusin e azilantit politik ne Belgjik…
Kjo kasete e rregjistruar nje dite pas vrasjes se Azem Hajdari nuk u vu asnjehere ne dispozicion te drejtesise dhe Berisha nuk deshmoi asnjehere ne proces edhe pse gjykata i dergoi 56 fletthirrje per tu paraqitur ne seance.
Qe ceshtja Hajdari te gjykohet dhe njehere dhe te dale e verteta, mbi motivin, ekzekutoret dhe hjeksin kjo eshte prova e re qe rihap procesin e cilesuar si “Vrasja e Shekullit”…
Pjesa më poshtë, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta është shkëputur nga emisioni Xhungël, “Dosja Tropoja”, pjesa e katërt, transmetuar për herë të parë në 3 dhjetor 2007.

- Advertisement -

TE FUNDIT