12.5 C
Tirana

Bilanc lufte/ Plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

VENDI

Tre persona janë plagosur të martën në mbrëmje në qytetin e Vlorës, pas një atentati me armë zjarri pranë Kishës Ortodokse.
Policia tha se persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me makinë, kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti “Fiat Punto” me targa italiane DJ252RC, në lagjen “28 Nëntori”.
Të plagosurit janë shtetasit:
Gazmend C. 27-vjeç
Taulant Beqiri. 28-vjeç
Elis Llanaj. 27-vjeç
Njëri prej të plagosurve, Gazmend C. ka marrë disa plumba dhe ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa i plagosuri i dytë ka marrë një plumb në bark, kurse i treti ka marrë një plumb në këmbë.
Një makinë e tretë tip Toyota, është përplasur aksidentalisht me makinën që u sulmua me armë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT