10.5 C
Tirana

Pretenduan se ishin në festivalin e Kanës/Zbulohet “mashtrimi” i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës

VENDI

Prej dy ditësh Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata kanë informuar publikun se ndodhen në festivalin e Kanës për të promovuar filmin e tyre “Dy gisht Mjaltë”.

Ndërkohë që të gjithë e kanë marrë këtë informacion të mirëqenë, e madje shumë artistë edhe i kanë uruar për këtë pjesëmarrje në këtë eveniment mjaft të rëndësishëm, Ermali dhe Elvana janë kujdesur që të jenë shumë të vëmendshëm në postimin e tyre dhe të krijojnë pikërisht këtë konfuzion që është krijuar.

Në fakt, Ermali dhe Elvana ndodhen vërtetë në Kanë, por jo në festivalin e mirënjohur, ku shfaqen filmat më të mirë nga e gjithë bota, por në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij.

LEXO EDHE: Jo si Elvana dhe Ermali/ Armina Mevlani ka qenë vërtetë në festivalin e Cannes

Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij, kundrejt një tarife çokush mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda.

- Advertisement -

TE FUNDIT