15.5 C
Tirana

Policia shoqëron në komisariat dy të rinj të Forumit Rinor të PD-së

VENDI

Gentjan Gjonaj dhe Ardit Zeneli, dy të rinj të forumit rinor të Partisë Demokratike janë ndaluar nga policia ditën e sotme,
pak minuta pas dhënies së vendimit të gjykatës për 23 personat e arrestuar në Kukës.
Sikurse bëjnë me dije burime nga Partia Demokratike,
dy të rinjtë janë ndaluar sot në ambjentet përpara gjykatës me motivin se kanë qenë ata organizatorë të protestës që u zhvillua përpara Drejtorisë së Policisë gjatë dy ditëve të shkuara.
Mësohet se Gjonaj dhe Zeneli kanë qenë pjesë në këtë protestë,
ku kanë përdorur një megafon, po jo organizatorë të saj.
Dy të rinjtë janë liruar vetëm pak minuta më parë, pasi në ambjentet e komisariatit
Nr.2 të Tiranës janë parë deputetet Paloka, Ristani dhe Strazimiri.

- Advertisement -

TE FUNDIT