16.5 C
Tirana

“Se do b*thë vallja kuksiane dhe daullja tropojane”

VENDI

Protesta në Rrugën e Kombit ishte një ngjarje dhe si e tillë vazhdon edhe sot të flitet për të, ku disa prej protestuesve kanë dalë tashmë para trupit gjykues dhe presin të njihen me masën që do merret ndaj tyre.
Megjithatë, i akuzuari i parë në këtë mes mbetet shteti, mbetet shteti sepse qeveria që e drejton nuk ka fuqi të menaxhojë asgjë publike.
Prej vitesh po shohim se si edhe një lulishte jepet me koncesion që të mirëmbahet nga privati.
E gjitha kjo ka ardhur nga politika e 3P-ve, një politikë që po kundërshtohet fort nga FMN dhe Gjykata Europiane pasi borxhet që hap Partneriteti-Publik-Privat janë të pallogaritshme.
Kështu, në rrjet po qarkullon një këngë polifonike e krijuar me imazhet e protestës në Rrugën e Kombit,
me fjalë plot ironi dhe sarkazëm të kënduara nën ritmet e zërave labë.
Gjatë tekstit ironizohet Rama dhe Gjiknuri, teksa përmendet vallja kuksiane dhe daullja tropojane.
Teksti i këngës vijon si më poshtë:
Ç’kërkove në Kalimash? O Bimbash more Bimbash
T’u duk pak, por qe tre pashë. O Bimbash more Bimbash
Se do b*thë vallja kuksiane. O Bimbash more Bimbash
Dhe daullja tropojane. O Bimbash more Bimbash
Se do b*th vallja kuksiane. O Bimbash more Bimbash
Dhe daullja tropojane. O Bimbash more Bimbash
Nise vallen shaminë tund. O Bimbash more Bimbash
Ruaj këllqet deri në fund o Bimbash se do ta hash
Ndaj të them bëhuni shumë, vallen ta mbani
Se jeni një flluskë mbi lumë ti dhe Damjani
Po ti taksë më merr dhe mua mor i vrarë
Sa her nisem në pazar me gomar
Se ky është një komb i tërë që po të flet
Përpiqet të nxjerr kafshatën, Ti e vret…”

- Advertisement -

TE FUNDIT