16.5 C
Tirana

Po shkodranët sa shpenzojnë për shëndetësinë?

VENDI

Shkodra renditet si qarku i tretë në Shqipëri sa i përket shpenzimeve kushtuar shëndetit. Madje sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin 2018 shqiptarët kanë rritur shpenzimet për shëndetin e tyre gjë e cila na bën të kuptojmë se shpenzimet për sëmundjet janë një faktor tashmë edhe në strukturën e familjeve.

Sipas të dhënave të INSTAT në 2018 shpenzimet për shëndetin nga 3. 9 perqind janë rritur në 4. 2 perqind. Vendin e parë si qark në rang kombëtar e mban Fieri me 6 perqind të shpenzimeve për shëndetin duke patur një rritje nga 2017. Pas Fierit edhe një qark i varfër renditet Kukësi me 5. 2 perqind dhe pas Kukësit vjen Shkodra e treta me 4. 9 perqind.

Në Kukës ka një rritje me dyfish ndërsa rritje të shpenzimeve për shëndetin ka edhe për qarkun e Shkodrës. Është ende e paqartë nëse kjo rritje për shëndetin nga njerëzit vjen si shkak i rritjes së sëmundshmërisë apo një ndërgjegjësimi më të madh të popullatës për të shkuar që në momentin e parë tek mjeku.

Ekspertët mendojnë se më shumë ndikim ka rritja e sëmundshmërive sepse ende qytetarët shqiptar nuk janë aq të ndërgjegjësuar sa për tju drejtuar menjëherë spitaleve. Edhe në Qarkun e Tiranës dhe Beratit shpenzimet ndaj shëndetit janë regjistruar më të larta se mesatarja kombëtare.

- Advertisement -

TE FUNDIT