17.5 C
Tirana

Pinte 100 cigare në ditë/ 58 vjeçari tregon se si e “eliminoi” këtë zakon të tmerrshëm

VENDI

Walter Humphreys në një intervistë për prestigjiozen “Daily Mail” ka treguar për zakonin e tij të tmerrshëm i cili tymoste plot 100 cigare në ditë, për 27 vite rresht.

Ai ishte vetëm 13 vjeç kur vëllai dhe kushërinjtë i bënë presion për të nisur cigaren, fillimisht “për qejf” dhe u shndërrua në një zakon të pashmangshëm gjatë burgosjes në vitin 1990.

Ai vijoi të konsumonte cigaret edhe gjatë kohës që ishte në një betejë të ashpër me sëmundjen e leucemisë.

58 vjeçari Walter Humphreys niste të pinte cigare prej orës 5 të mëngjesit, kohë kur zgjohej, e deri sa binte në gjumë, në orën 10 të mbrëmjes.

Vetë thotë se përdori metoda të ndryshme për t’iu larguar këtij zakoni të keq, duke përfshirë banjot turke si dhe shkoi në një fermë ku punoi shumë rëndë për një periudhë të gjatë kohe, por asnjë prej këtyre nuk funksionoi.

Dy vjet pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, ai mori vendimin për të lënë përfundimisht cigaret.

Përmes ndihmës së mjekëve dhe pajisjeve të ndryshme, burri nga Queensland nisi reduktimin e numrit të cigareve nga 100 në ditë, në 80 e më pas në 60, 40, 20, deri sa tashmë nuk pi më asnjë cigare.

- Advertisement -

TE FUNDIT