15.5 C
Tirana

Përfshihet nga flakët makina e ish oficerit të Policisë.

VENDI

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët makina e ish oficerit të Policisë në Elbasan Edvin Gjylit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Dyshohet se disa persona me precedentë penal i kanë vënë flakën makinës së ish oficerit për shkak të detyrës që ai ka pasur më herët.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.

- Advertisement -

TE FUNDIT