15.5 C
Tirana

Aktori që luajti Beni ecën vetë rrëfen eksperiencën e trishtë: Sytë më nxirrnin gjak…

VENDI

Beni ecën vet është padyshim një ndër filmat shqiptar më të ndjekur dhe që kanë lënë mbresa tek shumë njerëz që e kanë parë. Prandaj edhe sot pas kaq shumë vitesh aktori Herion Mustafaraj njihet si Beni ecën vetëm.

Ai ka një karrierë të gjatë në filmat dhe teatrin shqiptar deri pas viteve 90. Teksa mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin Soire me Jonida Shehun ka rrëfyer edhe mbi eksperiencat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas aktorit largimi nga Shqipëria drejt Amerikës kishte ardhur si shkak i gjetjes së për të shpëtuar aso kohe sesa për një ëndërr personale. Mbaj mend njëherë binte një shi i madh tek instituti jonë i Arteve edhe dikush tha o Beni edhe më gjuajti me një gur.

Unë thash që më gjuajti me ndonjë kumbull ai më hodhi një gur këtu tek syri dhe më kërciti gjaku. E gjëmova deri tek pylli por nuk e kapa dot.

Duke qarë sytë më nxirrnin gjak filloi edhe shiu e në atë moment thashë o Zot më hiq që këtu më ço vetëm në Amerikë ti puth njëherë këmbët kësaj statujës së Lirisë pastaj le të vdes është shprehur aktori.

- Advertisement -

TE FUNDIT