15.5 C
Tirana

Për gratë që po na marrin n’qafë!

VENDI

Shkruan: Vlora Konushevci
Një grua e fuqizuar, sipas një mendjeje të shëndosh, ishte dashur të ndihmoj fuqizimin e grave të tjera. Pse ky fenomen në Kosovë është kaq pak prezent?
Sepse, fatkeqësisht, një numër jo i vogël i grave të fuqizuara janë aty ku janë falë librezës së partisë, falë dajallarëve të fortë,
dhe falë prejardhjes rajonale. Po të njëjtat, duke qenë se nuk i janë nënshtruar as parimeve bazë të meritokracisë, janë tepër të kënaqura me veten, komplet të pavetëdijshme për luftën që grave tjera u duhet me e bë pothuajse çdo ditë, dhe kështu t’a fyejnë intelegjencën me vet-mjaftueshmërinë e tyre. Për më keq, po ato shërbejnë edhe për statistika….
Gra të dashura, gratë në botë që prej vitit 1857 nuk kanë luftuar për të shkuar në shtëpi në orën 12:00. Kanë luftuar për kushte më të mira në punë, për mundësi të barabarta, madje edhe për t’u konsideruar njeri, prandaj kthjelluni!
Çdo ditë e më shumë po bindem se gratë tona e bartin përgjegjësinë më të madhe për pozitën e gruas sot në Kosovë.
Gra të vetëdijshme, të shkolluara, profesioniste, gra që bartin vlera e përfaqësojnë vlera nuk e ngrisin zërin as të paktën një herë në vit, as në mënyrë simbolike! Sepse ajo është mirë, por vajza jote nesër mund të mos e ketë fatin tënd të mirë. Sepse me qenë mirë në Kosovë është goxha çështje fati!
Madeline Albrait me shumë të drejtë pati thënë që: “Është një vend i veçantë në ferr për gratë që nuk i përkrahin gratë tjera”! Por po dyshoj që atje fati do të kryej punë e aq ma pak libreza e partisë.
Urime!

- Advertisement -

TE FUNDIT