13.5 C
Tirana

Pëllumb Pipero: Fundi i koronavirusit ka filluar, të durojmë dhe pak

VENDI

Shqipëria po kalon ditë të vështira që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Lidhur me këtë situatë ka folur mjeku Pëllumb Pipero, i cili është shprehur se ka nisur fundi i koronavirusit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Pipero shton se kjo gjë nuk do të thotë se nuk duhen respektuar masat e marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.

“Fundi i kësja epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak”, tha ai.

Por kur do të mund të kemi masa të lehtësiara të lëvizjes, pra një hapje më të madhe?

“Gjysma e majit na gjen shumë më të cliruar se gjysma e prillit”.

- Advertisement -

TE FUNDIT