24.5 C
Tirana

COVID-19 apo sëmundje të tjera? Pse ndërroi jetë 59-vjeçari në Shkodër

VENDI

Një 59-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në në Shkodër. Më herët u raportuar se 59-vjeçari humbi jetën si pasojë e COVID-19, por ky lajm është përgënjeshtruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Përmes një njoftimi për mediat, ministria sqaron se 59-vjeç ndërroi jetë për shkak të hemorragji cerebrale. Ndërkohë, pas analizave ai rezultoi se ishte bartës i COVID-19, por pa simptoma të cilat mund të t’i rrezikonin jetën.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit.

Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet.

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19.

- Advertisement -

TE FUNDIT