10.5 C
Tirana

Pas daljes nga “BBVIP”, Keisi reagon për komentet në rrjetet sociale: “Mallkuat e shpifët, më vendosët tituj dhe epitete”

VENDI

Keisi Medini e mbylli aventurën e saj në “BBVIP” të shtunên e kaluar, teksa rrugëtimi i saj ishte plot me drama (lidhja me Kristin, historia me Lorencin dhe hyrja e babait të saj), me këngëtaren që gjithsesi arriti t’i përballojë me sukses situatat.

 

Ndërkohë së fundmi ajo ka bërë një reagim për të gjitha komentet në rrjetet sociale, që tani ka pasur mundësi t’i shohë më me detaje dhe zërat që qarkullojnë për të, veçanërisht atyre për marrëdhëniet brenda apo jashtë shtëpisë. Në një postim në InstaStory Keisi shkruan:

 

“Hodhët vrer mbi emrin tim, shpifët dhe gjykuat veprimet e mia, më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj dhe epitete, aq më tepër edhe “e lidhur”. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë, që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim, gjithashtu edhe naivitetin e tepruar. Unë prapë do të buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fortë se kurrë, por s’do të lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”.

 

Kujtojmë se edhe babai i saj, Sabiani ka reaguar shpesh për komentet ndaj së bijës dhe titujt e rrjeteve sociale, ndërsa me shumë siguri është i lumtur që ka dalë nga programi dhe ndodhet në shtëpi.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT