14.5 C
Tirana

Inva Mula, Mc Kresha dhe Ghetto Geasy “Janë Njo”, publikohet një nga bashkëpunimet më të veçanta

VENDI

Ashtu sic Eraldo Rexho kishte paralajmëruar pak javë më parë, Inva Mula i rikthye në tregun muzikor shqiptar (edhe pse deri më tani rrallë ka qenë pjesë e tregut komercial), teksa sopranoja me famë ndërkombëtare ka bashkëpunuar me dy prej reperëve më të njohur të vendit tonë, Mc Kresha dhe Ghetto Geasy.

 

Po, ashtu sic e dëgjuat, padyshim një prej bashkëpunimeve më të vecantë të muzikës shqiptare, tashmë është publikuar dhe mban emrin “Jem Njo”, një përfaqësim jo vetëm i lidhjes Shqipëri-Kosovë në këtë projekt, por edhe i rrymave muzikore, rapit dhe operas, që si asnjëherë më parë bëhen bashkë.

 

Refreni i këngës është i gjithi i Invës dhe zërit të saj që të emocionin e që nuk ka shumë nevojë për koment, ndërkohë që Geasy dhe Mc Kresha bëjnë atë cka dinë të bëjnë më mirë. Ajo që e bën akoma më speciale këtë këngë, sikur të mos mjaftonte prania e sopranos së famshme, është edhe fakti që kjo është hera e parë që Getoari dhe Mc Kresha bëjnë këngë bashkë, pavarësisht se kanë dekada në tregun muzikor shqiptar.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT