20.5 C
Tirana

Pamje që tregojnë dëmet që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, raportohet edhe për të lënduar (FOTO)

VENDI

Tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë me magnitude 6.3 ballë të shkallës Rihter, ka shkaktuar dëme të shumta kryesisht në qytetin e Durrësit

Përveç Top-Channel edhe Gazeta Panorama raporton se disa banesa kanë pësuar dëme serioze, ndërkohë që raportohet se ka dhe të lënduar. Gjithashtu sipas Panorama mësohet se “Në fshatin Helmas të Kavajës, janë shembur dy banesa por se për fat të mirë nuk ka ndonjë të lënduar

Ndërkohë në një pallat te Qelqi në Kavajë, ka rënë një faqe muri në një apartament ku banojnë një çift të moshuarish.

Në Lushnjë rruga ka pësuar çarje në mes dhe ka dhe dëme të tjera në banesa dhe biznese.

Në vazhdim mund të shikoni videon dhe fotografitë që tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.

- Advertisement -

TE FUNDIT