6.5 C
Tirana

Rrezikohet shembja e 12-katëshit në Durrës, inxhinieri jep alarmin

VENDI

Në qendër të Durrësit ndodhet ky pallat 12 katësh që rrezikon të shembet për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në katet e para të tij

Në këtë objekt në lagjen 17 që është ndëruar vitet e fundit banojë 285 familje. Pjesa më e madhe e banorëve që prej ditës së parë i kanë braktisur banesat, duke larguar me shpejtësivetëm pak orendi që mundën.

Të shqetësuar e në ankth, familjarët kanë pritur fjalën e ekspertëve për të mësuar fatin e shtëpive të tyre. Dhe lajmi i keq erdhi këtë të dielë Pasi ispektoi gjendjen e godines 12 katëshe, inxhinieri i ndërtimit Profesor Arben Meçe dha alarmin.

Por përse rrezikohet ky pallat? Profesor Meçe shpjegon me hollesi se çfare ka ndodhur me kolonat e pallatit.

Dëmtime në strukturë dhe apeloi që strukturat që merren me evidentimin duhet te paraqiten menjehere në këtë vend.

Inxhinieri kërkon nga qytetarët e durrësit edhe në zona të tjera që nëse konstatojnë një dëmtim të tillë të larjmërojnë menjëherë grupet e ekpertimit.

Banorët shprehen se investitorët të cilëve iu kanë blerë shtëpitë, janë zhdukur dhe nuk janë shfaqur fare për të parë situatën.

- Advertisement -

TE FUNDIT